Lumir Abdixhiku nis platformën “Hajde Folim” – Takime të drejtpërdrejta me qytetarët, larg propagandës dhe formaliteteve
13 maj 2026
| 22:21
Lumir Abdixhiku ka prezantuar platformën e re të komunikimit me qytetarë, të quajtur “Hajde Folim”, përmes së cilës synon takime të drejtpërdrejta dhe pa filtra me qytetarët në gjithë Kosova.
Sipas Abdixhikut, iniciativa ka nisur në Kurriz dhe do të vazhdojë në çdo qytet e shesh të vendit, me fokus dëgjimin e shqetësimeve, ideve dhe pritjeve të qytetarëve.
Ai theksoi se politika duhet të jetë më afër njerëzve dhe jo e mbyllur në zyra apo studio televizive, duke shtuar se Kosova ka nevojë për “më pak propagandë e më shumë dëgjim”.



