Lushaku e LDK-së: Jemi të gatshëm për zgjedhje, por njëherë të provohet arritja e një marrëveshje për presidentin

24 shkurt 2026 | 12:49

Shefja e grupit parlamentar të Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Jehona Lushaku, ka bërë thirrje për dialog ndërpartiak.

Ajo ka thënë se “nuk ka një njësi matëse që e mat sinqeritetin e ndonjë partie politike”.

Sipas saj, pjekuria politike dëshmohet përmes dialogut.

“Është pjekuri politike nëse të gjitha partitë ulen dhe dialogojnë sa më shumë që është e mundur”,  ka thënë Lushaku, raporton “Ekonomia Online

Ajo ka theksuar se dialogu është i domosdoshëm për çdo marrëveshje.

“Duhet të ulen dhe të vijnë te zgjidhja, që të mos ketë ngërç institucional apo destabilizim”, ka thënë ajo.

Lushaku ka thënë se LDK-ja është e gatshme për zgjedhje.

“Si parti jemi të gatshëm të shkojmë në zgjedhje, por njëherë duhet të provohet të arrihet një marrëveshje”, ka thënë ajo.

Sipas saj, “një president me integritet luan rolin e presidentit”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Eftuar në emisionin “Big Brother Radio” me Elona Duron ka…