Lushaku, Kurtit: Pse kërkon zgjedhje kur ke marrë 51 për qind të votave?
Shefja e grupit parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka folur për mundësinë e zgjedhjeve të reja pas shpërndarjes së Kuvendit të Kosovës.
Ajo ka thënë se kryeministri Albin Kurti duhet të përgjigjet për arsyet pse po kërkon zgjedhje të reja, pavarësisht se ka marrë 51 për qind të votave nga qytetarët.
“Ndoshta ka qenë skenar i menduar, ne sot e pyesim, pse po ka dëshirë me na çuar në zgjedhje kur ke marrë 51 %, kur nuk po je i gatshëm të bësh asnjë kompromis, po institon gjithsesi ka rruga e zgjedhjeve? Kjo është vërtet një përgjigje që duhet të na japë lideri i LV-së, pse nuk i mjafton 51 %, d.m.th është totalisht i paaftë që të bëjë politikë racionale dhe të arsyeshme në të mirë të qytetarëve. Po harron se qytetarët ia kanë dhënë besimin me qeverisë për të bërë sene të mira për ta”, ka thënë Lushaku-Sadriu në “Klan Kosova”.



