Lushaku: LDK-ja nesër shpalos një plan qeverisës prej 15 pikash

11 qershor 2025 | 12:03

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka bërë me dije se nesër (e enjte) kjo parti do ta shpalos një plan prej 15 pikash, ku do të elaborohen pika të këtij plani qeverisës.

“Kjo është një kosto tepër e lartë për qytetarët e Kosovës për funksionimin tonë si demokraci dhe që e cenon demokracinë tonë. Partia e parë nuk sheh ndonjë urgjencë, sepse ka qëllim final që të mos e lëshoj as ekzekutivin. Ata po arrijnë që të marrin vendime antikushtetuse dhe antiligjore. Sa i përket qeverisë gjithëpërfshirëse nesër LDK-ja do të shpalos një plan prej 15 pikash, ku do të elaborohen pika të këtij plani qeverisës”, ka thënë Lushtaku-Sadriu pas dështimit të 30 të seancës konstituive.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi, ka përsëritur gatishmërinë për dalje…