
Lushaku-Sadriu: 22 mijë fëmijë parashkollorë janë përjashtuar nga skema e subvencionimit të teksteve
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Jehona Lushaku-Sadriu, ka thënë se 22 mijë fëmijë parashkollorë janë përjashtuar nga skema e subvencionimit të teksteve.
“Më shqetësues është fakti se mbi 22 mijë fëmijë parashkollorë sipas Agjencisë së Statistikave janë përjashtuar nga skema e subvencionimit të teksteve”, ka deklaruar ajo gjatë një konference për medie.
Sipas saj, më 3 gusht 2023 Kuvendi i Kosovës miratoi Ligjin për Edukimin në Fëmijërinë e Hershme, ku në Nenin 37 – Dispozitat kalimtare përcaktohet qartë se “Edukimi parafillor bëhet i obligueshëm që nga viti shkollor 2024-2025”.
“Dy vite pas miratimit të ligjit, MASHT ende nuk ka arritur të përgatisë pakot e librave dhe materialeve të nevojshme për këtë kategori fëmijësh. Familjet janë lënë pa asnjë mbështetje. Kjo është shkelje e ligjit dhe neglizhencë e pafalshme”, ka thënë Lushaku-Sadriu.