Lushaku-Sadriu: LV-ja erdhi në pushtet me kauzën kundër korrupsionit, por po bëhet simbol i tij

11 korrik 2025 | 10:59

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka folur para seancës së 45-të konstituive.

Ajo ka thënë se qeveria Kurti i ka bërë dëm epokal vendin tonë.

“E para, të gjithë këta që i kanë uzurpuar zyrat e qeverisë, bartin përgjegjësi për të gjitha këto vendime që po i marrin në mënyrë jokushtetuese, aq më tepër për procedura prokurimi, ku nënshkrimet e tyre validojnë për zgjedhje që shkojnë në dëm të buxhetit të Kosovës”, ka thënë Lushaku-Sadriu.

Ajo ka theksuar se është e çuditshme se si një parti erdhi në pushtet me kauzën kundër korrupsionit, po bëhet simbol i saj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Artan Behrami, ka…