Lushaku-Sadriu për ‘dallaveret’ me njehsorë: Qytetarët u mashtruan

02 prill 2026 | 12:28

Shefja e grupit parlamentar e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka deklaruar se qytetari është mashtruar, sa i përket shpenzimit të energjisë elektrike. Ajo ka thënë se bazuar në hulumtimet e Visar Azemit nga LDK-ja, ka dalë që njehsorë në Prishtinë dhe Ferizaj llogarisin gabim kohën. “Dua ta ngriti një temë që është shumë e rëndësishme për çdo familje të Kosovës, një çështje që ka të bëjë me një mashtrim përmes një keqllogaritjeje të shpenzimit të energjisë elektrike. E prek secilin prej nesh. Është një padrejtësi që po bëhet për muaj, apo vite me radhë”, ka thënë ajo në Kuvendin e Kosovës.

Në këtë kontekst, ajo ka thënë se për shkak të llogaritjes së gabuar të njehsorëve të energjisë, qytetarët janë janë faturuar më shumë . “Teksa kemi dëgjuar qeverinë që u ka bërë thirrje qytetarëve ta kursejnë energjinë elektrike, të presin e të shpenzojnë prej orës 22:00, ne sot kemi parë që shumica e njehsorëve nuk e llogarisin saktë shpenzimin e energjisë, dhe kjo çon te llogaritja më e madhe dhe faturimi më i shtrenjtë te çdo familje e Kosovës”, ka thënë deputetja e LDK-së.

Deputetja Lushaku-Sadriu, ka drejtuar gishtin edhe nga institucionet dhe kompanitë që ajo ka vlerësuar se janë fajtorë për këtë çështje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Arëberie Nagavci, ka bërë…