Lushaku-Sadriu: Shpallja e Kuvendit të konstituuar është jokushtetuese

01 shtator 2025 | 11:53

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Jehona Lushaku-Sadriu, ka kritikuar shpalljen e Kuvendit si të konstituuar nga ana e kryetarit Dimal Basha, duke e cilësuar këtë veprim si jokushtetues.

Në një konferencë për medie, Lushaku-Sadriu ka deklaruar se Kuvendi nuk mund të konsiderohet i konstituuar derisa nuk është kompletuar Kryesia e tij, dhe për rrjedhojë, ai nuk mund të funksionalizimet plotësisht.

Deputetja ka njoftuar se LDK-ja nuk do të marrë pjesë në mbledhjen e thirrur për sot nga Kryesia e Kuvendit, duke argumentuar se ajo është thirrur në mënyrë të pa bazë ligjore dhe institucionale.

Në këtë drejtim, ajo ka thënë se LDK-ja ka kërkuar që të respektohen të gjitha procedurat kushtetuese për konstituimin e plotë të Kuvendit dhe funksionalizimin e tij në përputhje me rregulloren dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

“I kemi bërë thirrje partisë së parë që të mos bëjë propozime që nuk janë në harmoni me Kushtetutën. Në këtë frymë ka qenë edhe seanca e fundit – në atë seancë, pa u kompletuar Kryesia, është shpallur Kuvendi i konstituuar. Në mbledhjen që është thirrur nga kryetari i Kuvendit nuk do të marrim pjesë, pikërisht për të shprehur pakënaqësinë për shpalljen e konstituimit, edhe pse nuk është zgjedhur Kryesia”, ka thënë Lushaku-Sadriu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) kanë pezulluar shumicën e…