Lushi: Gjykata Speciale i ka dhënë flakaresha apatisë së shtetit të Kosovës dhe indiferencës së PDK-së

17 korrik 2025 | 10:07

Veprimtari Uk Lushi ka komentuar vendimin e djeshëm të Dhomave të Specializuara në Hagë, të cilat kanë refuzuar mocionin për rrëzimin e një pjese të aktakuzës ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Ai ka thënë se me këtë vendim Gjykata Speciale i ka dhënë flakaresha apatisë së shtetit të Kosovës dhe indiferencës së PDK-së.

Lushi ka shkruar në “Facebook” se nga fillimi kjo gjykatë ka treguar se ë do të bëjë politikë, kurse Kosova nuk ka ndërmarr asgjë.

“Gjykata Speciale sot i ka dhënë flakaresha mbi të gjitha apatisë së shtetit të Kosovës dhe indiferencës së poshtër të PDK-së. Gjykata prej se ka filluar ka treguar që do të bëjë politikë kurse ju jeni sjellur si strucër. E dini krejt ju kush jeni! Por populli do të ngritet dhe nuk do të lejojë lojën politike të vazhdojë më. As nga gjykata as nga ju”, ka shkruar Lushi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës njofton opinionin publik se…