
Lushi: Kurti është futur në shteg gabimesh të rënda, puthadorët e tij po heshtin për interesa të ngushta
Opinionisti Uk Lushi, i cili vepron dhe jeton në ShBA, ka vlerësuar se kryetari i LV-së, Albin Kurti është futur në një shteg gabimesh të rënda.
Ai ka kritikuar puthadorët e Kurtit, të cilët, sipas tij, nuk po ia tërheqin vërejtjen shefit të tyre.
Lushi ka shkruar në “Facebook” se të tillët heshtin për shkak të interesave të tyre.
“Unë e kam kritkuar dhe kritikoj Kurtin sepse e kam parë që nuk po di dhe është futur në shteg gabimesh të rënda. E kritikoj sepse nuk dua që Kurti të dëmtojë kombin dhe as veten. Puthadorët rreth tij heshtin sepse duan veten dhe interesat e tyre e klanore më shumë se kombin. Trushpërlarët duan idole sepse idolet ua mundësojnë të jetojnë pa menduar dhe çarë kokën. Të menduarit kritik nuk është sport i lehtë. Do të vijë dita kur të gjithë shqiptarët nuk do ta kritikoni Kurtin, por do ta shani sa do të më duhet mua të reagoj për ta mbrojtur nga sharjet tuaja të tërbuara sepse krejt idolatritë ashtu përfundojnë— në zhgënjim dëshpërues dhe gjetje faji jashta vetes. Dhe kështu populli shqiptar vazhdon prej një kulti në kultin tjetër duke besuar se jo populli por një Moisi do të shfaqet për t’i shpëtuar nga vetvetja!!”, ka shkruar Lushi.