Lushtaku: Asnjë deputet i PDK-së nuk e voton Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit

27 maj 2025 | 11:15

Deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku, ka thënë se asnjë deputet i partisë së tij nuk e voton Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit.

Kështu ka deklaruar Lushtaku në hyrje të seancës së radhës konstituive, i pyetur nëse LV-ja mund të bind ndonjë deputet për të përkrahur Haxhiun për kryekuyvendare.

Lushtaku ka thënë se të gjithë deputetët e PDK-së e kanë bërë të qartë që s’ka asnjë bashkëpunim me Lëvizjen Vetëvendosje.

“Qëndrimi jonë është i qartë. Çdo deputet i PDK-së e ka bërë të qartë që s’e voton Albulena Haxhiun dhe s’ka asnjë bashkëpunim me LV-në”, ka deklaruar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një video ku Brigitte Macron (72 vjeçare) duket se e…