Lushtaku, Bahtirit: Kush luan me zjarr do të digjet vet prej tij

30 mars 2020 | 16:06

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Sami Lushtaku, ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së Agim Bahtirit të Vetëvendosjes, ku ka thënë se presidenti Hashim Thaçi duhet t’i shpallë zgjedhjet e reja, në të kundërtën sipas tij do të ketë vëllavrasje në vend.

Kryetari i Degës së PDK-së në Skenderaj, Lushtaku, ka thënë se liria e qytetarëve është më e vlefshme se cilido individ dhe kushdo që mendon se do ta rrezikojë popullin me nxitje për dhunë, dhuna do ta dënojë vet atë.

“Këto ditë, shumë anëtarë e mbështetës të LV-së kanë bërë thirrje për dhunë e anarki, deri te vëllavrasja e lufta civile. Po habitem se si mbi 20 vjet pas çlirimit të vendit, njerëz që s’kanë dhënë asnjë kontribut për vendin, kanë guxim për të bërë thirrje të tilla. Këta që s’kanë guxuar që t’i dalin përballë armikut kur është kërkuar prej tyre, s’besoj që e kanë guximin që t’i dalin përballë shtetit dhe popullit të Kosovës. Kushdo që është aq i çmendur, do ta marrë përgjigjen që e meriton. Liria jonë është më e vlefshme se cilido individ dhe ata që mendojnë se do ta rrezikojnë popullin me nxitje për dhunë, le ta dinë se dhuna do t’i dënojë vet ata. Kush luan me zjarr, do të digjet vet prej tij”, ka shkruar Lushtaku në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Organizata humanitare “Jetimat e Ballkanit”, iu ka dalë në mbështetje…