Lushtaku: Jam për kthimin e Limajt, këtë qëndrim do ta mbajë edhe në takimin e kryesisë së PDK-së
11 maj 2026
| 11:10
Ish deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, ka deklaruar publikisht se është pro rikthimit të Fatmir Limajt në PDK, duke thënë se ky ka qenë dhe mbetet qëndrimi i tij.
“Miq të dashur, më keni dërguar shumë pyetje lidhur me kthimin e Fatmir Limajt në PDK. Po të varej nga unë, kjo çështje do të ishte e kryer, sepse qëndrimi im ka qenë dhe mbetet PËR. Vendimin e merr Kryesia e PDK-së, por unë do ta mbaj këtë qëndrim edhe në mbledhjen e Kryesisë. Uroj që ta respektojmë vullnetin e elektoratit dhe, bashkërisht, ta fuqizojmë PDK-në”, ka shkruar Lushtaku në ‘Facebook’.



