Lushtaku: Jap dorëheqje nëse PDK-ja bën koalicion me LV-në, për mua është e papranueshme

17 qershor 2026 | 12:11

Kryetari i  Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka bërë me dije se nëse PDK-ja arrin marrëveshje bashkëpunimi me Lëvizjen Vetëvendosje, do jap dorëheqje nga pozita e kryetarit të Degës në së kësaj partie në Skenderaj.

Lushtaku ka thënë se PDK-ja nuk do duhej të bashkëpunonte me një subjekt politik që gjuhën helmuese dhe degraduese e ka në rend të parë.

“Nëse Partia Demokratike e Kosovës arrin marrëveshje ose lidhë koalicion me LV-në, unë automatikisht jap dorëheqje nga pozita e kryetarit të degës në Skenderaj. Ata e dinë më mirë, janë kryesia e partisë, por për mua është e papranueshme bashkëpunimi me një subjekt politik që gjuhën helmuese e ka në rend të parë…”, ka thënë Lushtaku. /RTV21

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Real Madridi ka njoftuar zyrtarisht nënshkrimin e një ylli të…