Lushtaku: Krusha e Madhe, dëshmi e gjenocidit serb në Kosovë

25 janar 2021 | 16:47

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Mergim Lushtaku, ka qenë në Krushë të Madhe, prej ku ka thënë se ky vend është dëshmi e gjenocidit serb në Kosovë.

“Ditën e sotme e fillova me homazhe në Kompleksin Memorial të Krushës së Madhe në Rahovec. Masakra e Krushës së Madhe është dëshmi e gjenocidit serb në Kosovë. Fati i 64 personave të pagjetur ende nuk është zbardhur kurse kriminelët që lanë të vrarë qindra banorë të kësaj ane ende nuk kanë dalur para drejtësisë. Pavarësisht dhimbjeve të mëdha, gratë e Krushës kanë arritur që dhimbjen për humbjen e burrave ta kthejnë në forcë, për të vazhduar tutje përmes punës dhe angazhimit maksimal.Ne nuk guxojmë asnjëherë t’i harrojmë këto gra me vullnet të çeliktë dhe si Parti Demokratike e Kosovës gjithmonë do të jemi pranë tyre për t’i mbështetur dhe bërë me dije se ato nuk janë vet”, ka shkruar Lushtaku në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj…