Lushtaku kujton masakrën e Izbicës: Kjo plagë nuk shërohet deri në arritjen e drejtësisë

28 mars 2024 | 13:17

Nënkryetari i  Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka përkujtuar masakrën e ’99-ës të Izbicës.

Në këtë masakër janë vrarë 147 persona, ndër ta gra, fëmijë, burra e pleq.

Lushtaku është shprehur se kjo plagë nuk do shërohet deri sa të arrihet drejtësia edhe për të viktimën e fundit të Izbicës.

“147 shqiptarë të pafajshëm, fëmijë, gra, burra e pleq, u vranë e u masakruan mizorisht me 28 Mars 1999 në Izbicë. Vrasja, masakrimi e shfarosja ishte qëllimi i këtij krimi serb në Izbicë, i cili lëkundi deri në palcë edhe ndërgjegjen ndërkombëtare për këtë gjenocid ndaj shqiptarëve”.

“Kjo plagë e madhe e jona nuk do të shërohet deri sa të arrihet drejtësia edhe për të viktimën e fundit të Izbicës! Lavdi e përjetshme!”, ka shkruar Lushtaku në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në mungesë të kuorumit, ka dështuar të formohet Komisioni Hetimor…