Lushtaku: Kurti, politikani i vetëm në Kosovë që për 15 vite ka bërë thirrje e ka nxitur dhunë

05 prill 2020 | 15:47

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Mërgim Lushtaku, ka thënë se kryeministri në detyrë, Albini Kurti është politikani i vetëm në Kosovë që për 15 vite më radhë ka bërë thirrje e ka nxitur dhunë në Kosovë

Ai ka thënë se e vetmja qeveri që e ka shtrirë sovranitetin në veri të Kosovës është ajo e Hashim Thaçit.

“Albini është politikani i vetëm në Kosovë që për 15 vite me radhë ka bërë thirrje e ka nxitur dhunë në Kosovë. Ju kujtohen fytyrat e policëve tanë të gjakosura nga dhuna e nxitur prej tij. Ai nuk ka shpallur karantinën në komunat veriore por vetëm po struket nga veprimet e qeverisë se Serbisë. Tani, dhelpra e vetme në Kosovë është ai, pasi që është kryeministër i rrëzuar e po mundohet të rrëzojë edhe Kosovën dhe sovranitetin e saj. Ai për çdo veprim të tij ka rrahur gjoks por për karantinën në veri as nuk di gjë e as nuk e pyet kush. Le ta mbajë karantinën edhe pas të hënës nëse është veprim i tij e jo i Serbisë”.

“E vetmja qeveri që ka ushtruar sovranitetin në veri është qeveria Thaçi. Aksioni i 25 korrikut 2011 mbetet aksioni më i njohur policor në atë pjesë për të mbrojtur sovranitetin e shtetit tonë. Pastaj veprimi i tij për ta ndalur trenin serb ishte në frymë të njëjtë. Kosova ka nevojë për qeveri që ushtron sovranitet të plotë në gjithë territorit e jo për një kryeministër rrahagjoks para rivalëve politikë e struc para Serbisë”, ka shkruar Lushtaku në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka pranuar…