Lushtaku largohet nga Trepça

23 shkurt 2026 | 15:54

Tahir Lushtaku nuk është më trajner i Trepçës, ekip që bën gara në Ligën e Parë të Kosovës në futboll.

Lushtaku, të hënën ka dhënë dorëheqje nga posti i trajnerit, në të cilin u angazhua në nëntor të vitit të shkuar.

Lushtaku ka falënderuar klubin për besimin, si dhe futbollistët për angazhimin, duke shtuar se vendimin për largim e ka marrë në mënyrë të qetë dhe profesionale.

Largimi i Lushtakut nga Trepça vjen pas dy humbjeve rresht në Ligën e Parë, të cilat kanë bërë që Trepça të mbetet në pozitën e tetë në tabelë me 30 pikë pas 21 ndeshjeve të luajtura.

Lushtaku në postin e trajnerit te Trepça, e pati zëvendësuar Emin Baliqin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjermania ka thënë se Irani duhet t’i japë fund “programit…