Lushtaku: Mbështetja e madhe për PDK-në, mbështetje për të ardhmen e Kosovës
27 dhjetor 2025
| 15:14
Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, ka thënë se me shumë vullnet e besim për fitore, takuan banorët e Kllodernicës, Runikut, Qubrelit e Vitakut, Kuqicës dhe Terrnafcit.
Ai ka thënë se këto takime dëshmuan përsëri se qytetarët janë të vendosur për ndryshim dhe për një qeverisje zhvillimore për Kosovën.
“Mbështetja e madhe për PDK-në dhe për programin tonë zhvillimor me Bedri Hamzën kryeministër është mbështetje për të ardhmen e Kosovës!”, ka shkruar Hamza në “Facebook”.



