
Lushtaku me bashkëluftëtarë kujtojnë kohën e luftës
17 shtator 2020
| 23:02
Kryetari i Degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku ka kaluar mbrëmjen e së enjtes me një pjesë të bashkëluftëtarëve në familjen Gubetimi të Vanifcit.
Ai përmes një statusi në “Facebook” ka thënë se janë mbledhur për të kujtuar kohët që sollën lirinë e vendit.
“Në mesin e një pjese të bashkëluftëtarëve të familjes Gubetini në Vanofc, duke kujtuar kohët që sollën lirinë e vendit. Ballëhapur e kokëlartë qëndrojnë familjet anë e mbanë Kosovës, të cilat dhanë gjithçka për lirinë e atdheut”, ka shkruar Lushtaku.