Lushtaku mohon sulmin ndaj Mehanit, thotë se qytetarët reaguan pas tentim sulmit ndaj tij dhe etiketimit “Sami Serbia”

14 maj 2026 | 13:53

Kreu i Skenderajt, Sami Lushtaku, ka reaguar pasi nga Levizja Vetëvendosje pretendojnë se ai bashkë me disa persona të tjerë e kanë sulmuar fizikisht Hysni Mehanin. Lushtaku ka thënë se “pushteti i Kurtit” ka tentuar që ta sulmojë sot duke i thënë “Sami Serbia”. Ai ka thënë se një gjë e tillë ka qenë e papranueshme për qytetarët dhe të njëjtit kanë reaguar. “Pushteti i Albin Kurtit përmes mekanizmave të tij tentoi që sot të më sulmoi në Skenderaj. E kam një jetë në shërbim të vendit kurse etiketat si “Sami Serbia” qytetarët nuk i tolerojnë më prandaj edhe reaguan!”, ka shkruar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shoqëria „L&D ENERGY SOLUTION“ SH.P.K., me numër Unik Identifikues 812109454…