Lushtaku pas deklaratës së Rashiq: Dikur Albin Kurti deklaronte se veç Millosheviqi ka dhuruar tokë për manastiret
08 mars 2026
| 21:39
Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku ka reaguar pas deklaratës së Nenad Rashiq për Manastirin e Deçanit, raporton Gazeta Blic.
Ai ka thënë se “dikur Albin Kurti deklaronte se veç Millosheviqi ka dhuruar tokë për manastiret”.
“Pyetja është e thjeshtë:
A ndryshuan parimet, apo pushteti i ndryshoi njerëzit?”, ka shkruar ai në Facebook.
Postimi i tij i plotë:
Dikur Albin Kurti deklaronte se veç Millosheviqi ka dhuruar tokë për manastiret.
Sipas deklaratës së deputetit Nenad Rashiq, Kryeministri Albin Kurti i paska falur 24 hektarë tokë Manastirit të Deçanit për hatër të tij.
Pyetja është e thjeshtë:
A ndryshuan parimet, apo pushteti i ndryshoi njerëzit?
Mergim Lushtaku



