
Lushtaku: PDK-ja në Drenicë i ka mbi 85 për qind të votave
14 shkurt 2021
| 21:15
Sami Lushtaku, kryetar i Degës së PDK-së në Skenderaj, ka thënë se kjo parti ka ruajtur bastionin e saj në këtë komunë.
“Sipas të dhënave tone ne jemi diku 85 për qind para partive tjera. Si gjithmonë Drenica është me PDK-në dhe kështu do të jetë përgjithmonë”, ka thënë Lushtaku në “Pressing”.
Lushtaku nuk ka treguar nëse PDK-ja do të vazhdojë të jetë në opozitë.
“Është herët për të folur për qeveri”, ka thënë ai.