Lushtaku për Hamzën: Vendimarrës edhe në PDK e edhe në Qeverinë e ardhshme
Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, për televizionin Kanal10 komentoi deklaratat dhe perceptimet publike rreth Bedri Hamzës, pas zgjedhjes së këtij të fundit si kryetar i ri i Partisë Demokratike të Kosovës.
Lushtaku ka theksuar se kur bëhet fjalë për zgjedhjet nacionale, koha për të prezantuar si duhet kandidaturën e Hamzës ka munguar, kryesisht për shkak të angazhimit të tij si kryetar komune.
“Ka qenë një kohë që realisht nuk ka qenë e mjaftueshme në zgjedhjet nacionale, ndoshta edhe për ta prezantuar sa duhet kandidaturën e Bedri Hamzës — jo pse ai nuk është i njohur, por sepse ka qenë i angazhuar si kryetar komune,” deklaroi ai.
Sipas Lushtakut, në atë kohë qytetarët kishin shprehur edhe dilema të natyrës simbolike për rolin e Hamzës në parti dhe në nivel qendror.
“Ne kemi dëgjuar shumë arsyetime nga qytetarët: ‘E kishim votuar për kryeministër, por për kryetar partie është dikush tjetër. Besoj se kjo e pasqyron PDK-në, sepse Bedri Hamza është vendimmarrës, si brenda PDK-së, ashtu edhe në qeverinë e ardhshme”.



