Lushtaku për Matoshin e LV-së: Ajo dhe të tjerë të kenë kujdes çfarë flasin

04 dhjetor 2025 | 12:03

Sami Lushtaku ka pranuar detyrën e kryetarit të Skenderajt. Pas ceremonisë së mbajtur në Kuvendin Komunal të Skenderajt, Lushtaku është pyetur rreth deklaratave të ish-deputetes së Vetëvendosjes, Adriana Matoshi, për Lushtakun dhe djalin e tij, Mërgimin.

“Ajo është niveli i saj, sikur kur del prej një shtëpie publike, e jo si një deputete që ka përgjegjësi për fjalën që flet me qytetarët. Prandaj, mendoj se edhe zonja Matoshi edhe do zonja tjera duhet të kenë kujdes se çfarë flasin sepse mendoj se fjala e tyre është bajagi me peshë. Nëse ka dikush vërejtje për punën dhe angazhimin tonë, le të flasin me fakte”,  ka thënë Lushtaku.

Ai është pyetur edhe rreth “rikthimit” të Ramiz Lladrovcit, për të cilin ka thënë se nuk beson se ai është PDK, por se “i respekton vendimet e partisë”.

“Mendimet asnjëherë nuk i ndryshoj, për mu Lladrovci nuk është PDK, por unë i respektoj vendimet e kryetarit dhe kryesisë së partisë”, ka thënë Lushtaku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga radhët e LDK-së,…