Lushtaku përkujton dëshmorët dhe martirët e fshatit Polac
07 prill 2026
| 12:21
Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, ka përkujtuar sot dëshmorët e martirët e fshatit Polac, për të cilët tha se u bënë themel i lirisë së Kosovës duke mos kursyer as jetën për ta mbrojtur nderin dhe dinjitetin e kësaj toke.
“Polaci dha bijtë më të mirë, të cilët u ngritën mbi frikën dhe u përjetësuan në altarin e lirisë prandaj me respektin dhe mirënjohjen më të thellë përulemi para sakrificës së tyre duke ruajtur përgjithmonë kujtimit e tyre. Lavdi e përjetshme dëshmorëve dhe martirëve të Polacit!”, ka shkruar Lushtaku në “Facebook”.



