Lushtaku reagon ndaj Kurtit: Unë i kam ndalur hovin Serbisë kur ti s’e pranove as armën e as uniformën e UÇK-së

06 qershor 2026 | 23:54

Ish-komandanti i UÇK-së dhe kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, ka reaguar përmes një postimi në Facebook ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, duke përdorur një gjuhë të ashpër politike dhe akuza të drejtpërdrejta.

Në reagimin e tij, Lushtaku thotë se ai “i ka ndalur hovin Serbisë kur ka qenë koha”, duke iu referuar periudhës së luftës, ndërsa shton se Kurti, sipas tij, “nuk e ka pranuar as armën e as uniformën e UÇK-së”.

Ai gjithashtu e akuzon Kurtin për izolim të Kosovës dhe keqqeverisje, duke pretenduar se kryeministri aktual po kërkon fajtorë të tjerë për situatën politike dhe institucionale në vend.

Në fund të postimit, Lushtaku ka lënë të kuptohet se, siç shprehet ai, “me shumë dëshirë” do të vepronte sërish kundër “mbetjeve serbe në Kosovë”, një deklarim që ka ngjallur reagime në diskursin politik.

Ky reagim vjen pas deklaratave të kryeministrit Albin Kurti gjatë fushatës përmbyllëse të Lëvizja Vetëvendosje në Prishtinë, ku ai është rikthyer sulmeve ndaj Sami Lushtaku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Veprimtari Sali Bislimi ka bërë thirrje për mbështetje të kandidatëve…