Lushtaku-Sadriu: S’kemi votë për Konjufcën, po të donim do ta votonim origjinalin

04 nëntor 2025 | 22:36

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka deklaruar se partia e saj nuk do ta mbështesë asnjërin nga kandidatët e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje për postin e kryeministrit.

Duke folur në emisionin Rubikon të Klan Kosovës, ajo theksoi se qëndrimi i LDK-së mbetet i pandryshuar edhe pas nominimit të Glauk Konjufcës.

“Nuk kemi votë, nuk e kemi ndarë ndryshimin e kandidatëve. Po të donim, do ta votonim origjinalin.

Jemi kundër mendësisë dhe për aq kohë sa vazhdon diskursi i VV-së në mënyrën e njëjtë, siç e pamë edhe sot nga deputetja Kusari, ne nuk do të kemi përkrahje për asnjërin nga kandidatët e tyre”, u shpreh Lushaku-Sadriu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri tha se…