
Lushtaku shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të Ismet Sh. Kocës: I ka takuar një familje atdhetare
Nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku ka shprehur pikëllimin për ndarjen nga jeta të Ismet Sh. Kocës, i cili për një kohë të gjatë kishte jetuar dhe vepruar në Gjermani.
Në profilin e tij në Facebook, Lushtaku ka shkruar se i ndjeri i kantakuar një familje atdhetare, e cila ka dhënë kontribut të madh për lirinë e Kosovës.
“Me pikëllim mora lajmin për vdekjen e Ismet Sh. Kocës, i cili për kohë të gjatë ka jetuar dhe vepruar në Gjermani. Ai i ka takuar një familje atdhetare e cila ka dhënë kontribut të madh për lirinë e Kosovës,” ka shkruar Lushtaku.
Ai ka shprehur ngushëllimet më të thella për familjen Koca, miqtë dhe dashamirët e të ndjerit.
Familja ka njoftuar se varrimi i të ndjerit do të bëhet sot në ora 17:00, në varrezat e lagjes Koci në fshatin Polac.