Lushtaku shtyn nisjen e fushatës zgjedhore në Skenderaj – solidarizohet me protestën në Hagë

10 shtator 2025 | 22:03

Sami Lushtaku, kandidati për kryetar të Skenderajt nga PDK-ja, ka thënë se e ka shtyrë datën për mbajtjen e tubimit për hapjen e fushatës elektorale në këtë qytet, në kuadër të zgjedhjeve lokale të 12 tetorit.

Në një postim në Facebook, Lushtaku ka pohuar se kjo po ndodh në shenjë solidarizimi me protestën e mërgimtarëve që do të mbahet në Hagë për ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen nga Specialja.

“Tubimi i madh i hapjes së fushatës elektorale të Degës së PDK-së në Skenderaj, i cili ishte planifikuar të mbahet këtë të shtunë me datë 13 shtator, në ora 17:00, shtyhet për një datë tjetër. Ky vendim është marrë në shenjë solidarizimi me protestën që do të mbahet të dielën në Hagë, protestë e drejtësisë dhe dinjitetit të luftës sonë çlirimtare”, ka thënë Lushtaku.

I njëjti theksoi se për datën e re të mbajtjes së tubimit do të njoftojë me kohë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti shqiptar në Zvicër, Korab Rashiti, Korab Rashiti, ka reaguar…