Lushtaku: Sulmi ndaj familjes Jashari i mobilizoi të gjithë shqiptarët

22 janar 2019 | 12:27

Më 22 janar 1998 në orët e hershme të mëngjesit, nga Fabrika e Municioneve të Gjuetisë, rreth 500 metra larg shtëpive të lagjes Jashari, kishin lëvizur forca të policisë serbe, të cilat ishin drejtuar kah Kulla e Jasharëve. 

Synimi i tyre ishte kulla e Shaban Jasharit. 

Nënkryetari i komunës së Skenderajt, Nuredin Lushtaku pas homazheve tek varrezat e Jasharajve në Prekaz në shënim të 21 vjetorit të këtij sulmi në një prononcim për Tv Dielli ka thënë se sulmi i 22 janarit të vitit 1998 e kujtojmë kur kulla e Jasharve u sulmua nga të gjitha anët prej forcave pushtuese serbe. 

Nga ai sulm mbeten të plagosura dy mbesat e Shaban Jasharit Iliriana dhe Selvetja. Ky sulm ndaj familjes Jashari i mobilizoi të gjithë për mbrojte të tokës arbërore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Cristiano Ronaldo u thirr në seancën gjyqësore të mbajtur në…