
Lushtaku viziton klubet sportive në Skenderaj, u premtoi përkrahje
04 tetor 2025
| 18:00
Kandidati për kryetar të Skenderajt nga radhët e PDK-së, Sami Lushtaku, së bashku me kryetarin aktual Fadil Nura, vizituan klubet sportive në këtë komunë.
Ata kanë vizituar klubin e Futbollit “FC Drenica”, Klubin e Volejbollit “KV Skenderaj” dhe Klubin e Futsallit “FC Drenica Futsall”.
“Nga afër pamë kushtet, përkushtimin dhe energjinë e sportistëve tanë, të cilët me mund e sakrificë po e mbajnë gjallë dhe të fuqishëm sportin në Skenderaj. U zotuam se përkrahja institucionale për këto klube do të vazhdojë, sepse sporti është vlerë shoqërore, edukative dhe rezultatet e tyre na bëjnë krenarë të gjithëve!”, ka shkruar Lushtaku në “Facebook”.