
Lushtaku: VV ka qenë gjithmonë kundër UÇK’së dhe Rexhep Selimit
07 gusht 2025
| 21:29
Kandidati i PDK’së për kryetar të komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ishte prezent në protestën masive kundër Gjykatës Speciale të enjten.
Lushtaku në një prononcim për Insajderi deklaroi se Lëvizja Vetëvendosje s’ka qenë asnjëherë me Rexhep Selimin, pasi që akterë të kësaj të parës nuk dolën në protestën në kundërshtim të Speciales.
“Qeveria aktuale moti ia ka kthy shpinën Rexhep Selimit. Ata s’kanë qenë asnjëherë me Rexhep Selimin. Ata kanë qenë gjithmonë kundër UÇK-së. Unë mendoj që ushtarët e UÇK s’i takojnë asnjë partie politike, andaj qytetarët duhet të ishin hala më shumë, edhe pse kanë qenë shumë”, deklaroi Lushtaku.