Lutfi Haziri falënderon të pranishmit në varrimin e vëllait

07 dhjetor 2025 | 18:46

Ish-kryetari i Gjilanit dhe anëtar i LDK-së, Lutfi Haziri, ka falënderuar të gjithë ata që morën pjesë në varrimin e vëllait të tij, Bedriut – i cili para pak ditësh vdiq pas një sëmundjeje të rëndë.

Ai ka ndarë disa fotografi nga ceremonia e varrimit në Facebook, përmes të cilave ka shkruar se vëllai i tij do të mbahet mend përherë për shpirtin e bardhë dhe si një njeri që nuk e ka lënduar kurrë askënd.

“Në këto ditë dhimbjeje për vëllaun tonë, Bedriun, në emër të familjes, ju falënderoj prej fundit të zemrës për pjesëmarrjen në varrim, telegramet, mijëra mesazhe e mijëra vizita ngushëllimi nga të gjithë ju, kudo që jetoni. Lamtumirë, vëlla. Do të kujtojmë përgjithmonë për shpirtin e bardhë e njerëzinë dhe si njeri që nuk e ke lëndu kurrë askënd. Sa jetove, na ke dhënë veç dashni. Shpirti yt bën dritë”, ka shkruar Haziri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Burim Ramadani, ish-Kryeinspektori i Përgjithshëm i AKI-së ka njoftuar se…