Luzha emërohet administrator i përkohshëm i KF Vëllaznimi

10 janar 2021 | 16:39

KF Vëllaznimi e ka mbajtur mbledhjen e bordit dhe me miratim të Komunës së Gjakovës dhe donatorëve është emëruar administratori i përkohshëm, Edi Luzha, raporton “Epoka e re”.

Synim i klubit kuqezi është që sezoni pranveror të mbyllen në mënyrën me të mirë dhe të pritet një projekt i ri për kampionatin e ardhshëm.

No photo description available.

Njoftimi i plotë i KF Vëllaznimi:

Të dashur qytetar, dashamirës dhe tifoz të KF Vëllaznimit.

Pas një mbledhje të bordit dhe me miratim të komunës së Gjakovë dhe donatorëve të Klubit është vendosur që për të vazhduar stinorin e dytë të këtij kampionatit dhe për ta përcjell dhe drejtuar në këtë fazë tranzicioni, është emëruar z.Edi Luzha si administrator i përkohshëm.

Qëllimet e pjesës së mbetur të këtij stinori 2020-2021 janë vazhdimësia e kampionatit në kushte sa më efektive, dhe shoqërimi i klubit deri në pritje të një projekti të ri në përfundim të këtij stinori.
Me dashuri dhe respekt
KF Vëllaznimi

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Bjellorusë, Aleksandër Lukashenko, ka deklaruar se brenda vitit…