LV-ja bën përgatitjet e fundit për ‘test protestën’

28 maj 2020 | 15:41

Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje sot në orën 17:00 do ta mbajnë test protestën në sheshin kryesor të Prishtinës.

E kur kanë mbetur edhe pak orë para protestës, disa persona në mënyrë të organizuar kanë larguar fotografitë e Agon Musliut, djaloshit nga Gjilani, i cili bëri vetëvrasje në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, e cila po shfrytëzohej për karantimin e personave që vinin nga jashtë Kosovës, raporton “Express”.

Fotografitë e tashmë të ndjerit ishin vendosur pikërisht nëpër pikat e kuqe që aktivistë të LV-së i kishin shënjuar për të testuar nëse mund të organizohet protestë në kohë pandemie.

Familja e Agon Musliut ndërkohë kanë bërë përgjegjës kryeministrin Albin Kurti, ushtruesin e postit të ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçlën dhe ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitinë, për atë që i kishte ndodhur me djalin e tyre në qendrën e studentëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një burrë dhe një grua janë ekzekutuar nga skuadra e…