LV-ja deklarohet në favor të heqjes së kufizimit për të përfituar pensionistët kontributdhënës

24 korrik 2020 | 12:10

Shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka theksuar se janë “pro” heqjes së kufizimit për të përfituar pensionistët kontributdhënës, por sipas tij kjo çështje mund të përfundonte me një akt administrativ nga një ministër, pa pasur nevojë për Kuvend.

Ai gjatë seancës së sotme, duke e quajtur Haxhiun deputete të “mazhorancës”, i ka bërë thirrje kësaj të fundit t’i drejtohet qeverisë, pasi siç ka thënë ai, kjo e fundit ka ngatërruar adresën.

“Ne si LV jemi që kjo çështje të zgjidhet, jemi po ashtu që ky udhëzim administrative t’i heq kufizimet për të përfituar pensionistët kontributdhënës…. Ajo çka po kërkohet nga Kuvendi thjeshtë mund ta bëjë ministri, e në vend që të kërkohet nga ne thirrësi i kësaj seance është dashur ta kërkoj direkt nga Qeveria e tyre. Nuk po e kuptoj si një deputet i mazhorancës kërkon nga kuvendi një gjë të cilën thjeshtë me një akt administrativ mund ta bëjë qeveria. Zonja Haxhiu drejtojuni qeverisë suaj, nuk po kuptoj çka po kërkoni nga ne, e ke adresën e gabuar, nuk është kjo dera që zgjidh këtë problem”, ka thënë ai.

Pas përfundimit të diskutimeve për këtë çështje, në Kuvend pritet të raportojë kryeministri Hoti lidhur me takimet e tij në Bruksel.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ëndrra e shumë sportistëve është për të luajtur në Shtetet…