
LV-ja dhe PDK-ja nuk e përkrahin Projektligjin për të drejtat pronësore të shtetasve të huaj
02 nëntor 2020
| 11:34
Kuvendi i Kosovës është mbledhur sot për të vazhduar shqyrtimin e pikave të mbetura nga seanca e kaluar.
Pika e parë në rend të ditës ka qenë shqyrtimi i parë i Projektligjit për të drejtat pronësore të shtetaseve të huaj në Republikën e Kosovës.
Deputeti Demal Basha nga Lëvizja Vetëvendosje, ka thënë se projektligji në fjalë nuk do ta ketë përkrahjen pasi sipas tij, ky projektligj i trajton njëjtë shtetasit rus me ata amerikanë.
Gjithashtu edhe deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, Abelard Tahiri, ka thënë se nuk do ta votojë projektligjin për të Drejtat Pronësore të shtetasve të huaj.
Sipas tij, projektligji në fjalë përmban shumë paqartësi.