LV-ja dorëzon në Kushtetuese dekretin e presidentes për shpërndarjen e Kuvendit

09 mars 2026 | 13:54

Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar  në Kushtetuese ankesën lidhur me dekretin e presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës, kanë bërë me dije nga Zyra për media e kësaj partie për “Kosovapress”.

Osmani ka shpërndarë Kuvendin në një konferencë për medie të premten, ku nuk ka pranuar pyetje nga gazetarët.

Ky veprim i saj ka nxitur reagime të shumta, ndërsa nga Lëvizja Vetëvendosje është konsideruar të jetë akt kundërkushtetues.

Të enjten, Kuvendi i Kosovës ka dështuar të zgjedh presidentin.

Kryeparlamentarja, Albulena Haxhiu, ka thënë mbrëmjen e së enjtes se nuk mund të vazhdohet me votimin, meqë në sallë nuk ishin prezent 80 deputetë. Ndërkohë që Haxhiu ka njoftuar i janë drejtuar menjëherë Gjykatës Kushtetuese me kërkesën për t’i pezulluar afatet kushtetuese për zgjedhjen e presidentit, kurse vendimi i presidentes Osmani për shpërndarjen e Kuvendit ka ardhur mëngjesin e së premtes.

Në konferencën për medie, Osmani ka thënë se deri në shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës e kanë sjellë vendin, siç tha ajo, “njerëz me qëllime të rrezikshme”. E nga LV-ja kanë thënë se ajo duhet të tregojë se për kënd e kishte fjalën. Megjithatë, deri më sot (e hënë), presidentja Osmani nuk ka pasur ndonjë paraqitje mediale lidhur me këtë çështje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Situata e Kylian Mbappes para sfidës së parë të Ligës…