LV-ja duhet ta publikojë kryeveprën: ‘Doracaku i Shkeljeve të Kushtetutës me justifikime’

08 gusht 2025 | 16:23

Pas aktvendimit të sotëm të Gjykatës Kushtetuese, ka reaguar edhe ish-deputetja e PDK-së, Besa Ismaili-Ahmeti.

Ai ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje duhet ta publikojë kryeveprën: “Doracaku i Shkeljeve të Kushtetutës me justifikime”. Ajo i ka quajtur “Super kriminelë”.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës tha se deputetët e Kuvendit të Kosovës duhet të zgjedhin kreun e ri të organit ligjvënës përmes votimit të hapur.

Konstituimi i Kuvendit duhet të përmbyllet brenda 30-ditësh. Emri i një kandidati, sipas vendimit, mund të hidhet në votim vetëm deri në tri herë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
DigitAlb, një nga platformat më të njohura të transmetimeve digjitale…