LV-ja duhet të turpërohet për qasjen e gabuar ndaj medieve

02 maj 2025 | 09:19

Analisti Shenoll Muharremi ka reaguar pas publikimit të Indeksit të Lirisë së Mediave, ku doli se Kosova e ka shënuar rënien më të madhe në 15 vjetët e fundit.

Muharremi ka thënë se Vetëvendosje duhet të turpërohet me gjuhën dhe qasjen e gabuar që e ka pasur ndaj medieve.

Ky është viti i dytë radhazi që Kosova shënon rënie, pasi në vitin 2024 ra nga vendi i 56-të në atë të 75-të.

Postimi i plotë:

Liria e Mediave në Kosovë po shkon veç keq e ma keq

Nuk është për me u befasu këtë që po thonë raportet ndërkombëtare. LVV ka qenë tepër armiqësore ndaj mediave. Fillimisht e vuri nën kontroll RTK-në përmes menaxhmentit dhe bordit, pastaj sulmoi brutalisht edhe mediat tjera.

Disa media kritike u përpoq me i mbyllë. I ka quajtur “hibride”, bashkëpunëtore të Serbisë e Rusisë, e çfarë jo tjetër.

LVV duhet me u turpëru për qasjen e saj të gabuar ndaj mediave. Ajo duhet jo vetëm me e ndryshu dhe reformu këtë qëndrim, por duhet edhe me i kërkojë falje Kosovës për dëmin e shkaktuar.

Kjo parti, gjatë zgjedhjeve, jo vetëm që nuk ka marrë pjesë në emisione televizive për të dhënë llogari për shpenzimin e miliarda eurove të tatimpaguesve kosovarë, por ka bojkotuar disa media, duke i linçuar dhe demonizuar ato.

Me këtë rast, shfrytëzoj mundësinë me i bë thirrje kryesisë së LDK-së që të përfundojë bojkotin e paarsyeshëm ndaj RTK-së dhe KTV-së. Na duhen debatet, jo inatet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është pritur me…