LV-ja e mbyll procesin e kandidaturave për kryetar komune, Agim Bahtiri pa kundër-kandidat serioz

09 korrik 2021 | 18:57

Sot, në ora 17:00 ka përfunduar procesi zgjedhor i të interesuarve për paraqitje të kandidaturave për kryetarë komunash nga Lëvizja Vetëvendosje.

Pas dy shtyerjeve të një pas njëshme, portali Veriu.info mëson se sot janë njoftuar qendrat e Lëvizjes Vetëvendosje nga nivel qendror se ky afat është mbyllur përfundimisht.

Pra, nuk do të ketë shyerje të re të afatit dhe tash do të trajtohen vetëm kandidaturat e personave që kanë mbushur aplikacionet.

Këtë e ka lënë të nënkuptohet edhe sekretari i Qendrës së VV-së në Mitrovicë, Kushtrim Zeneli.

“Afati për paraqitjen e kandidaturave për kryetar komune nga Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra në Mitrovicë ka përfunduar sot në ora 17:00.

Raportimet për shtyerje të afatit nga disa portale dhe përçarje brenda Lëvizjes VETËVENDOSJE! Qendra në Mitrovicë nuk janë të vërteta, janë spekulime nga kundërshtarët politikë. Jemi bashkë dhe të vendosur për të ecur përpara.

Shihemi me 17 tetor, +51%”, ka deklaruar Kushtrim Zeneli, raporton Veriu.info.

Veriu.info mëson se deri në përfundim të afatit, në Mitrovicë janë paraqitur vetëm dy kandidatura, Agim Bahtiri dhe mërgimtari Fatmir Hasani, emër ky i panjohur për publikun.

Në bazë të aplikimeve për kandidatura, shihet se VV e Mitrovicës përfundimisht në zgjedhje do t’i hyj garës me kryetarin aktual të komunës, Agim Bahtirin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Vetëvendosjes, Enver Dugolli thotë se si deputetë janë…