LV-ja e Nisma ma kanë kërkuar votën

05 qershor 2025 | 08:12

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani tha se është kërkuar nga Lëvizja Vetëvendosje dhe nga Nisma Socialdemokrate.

Hasani ne KlanKosova tha se që nga fillimi i zgjedhjeve ishte për një “jo koalicion me LV”, duke shtuar se me këtë parti nuk janë armiq, por janë kundërshtarë politikë.

“Kanë kërku edhe nga unë me i mbështetë. Kam thanë nuk e meritojnë votën time, për një mbështetje në formën e tillë. Duhet t’i bëhet zyrtarisht PDK-së ftesa. Ata kanë mendu që me mu mund të kenë një mundësi të bisedës për shkak të transparencës”, tha Hasani

Ai potencoi duhet të kuptohet se LV nuk është fituese sepse zgjedhjet fitohen me 50 përqind, por ka dalë e para dhe duhet “ta ulë” veten dhe të hyjë në bashkëqeverisje.

“Unë e ndiej veten shumë keq kur shkoj, sepse atë që ne kena premtu, ato që i kena kërku që të realizohen, ato shtyhen përditë. Kjo tregon neglizhencën e kryetarëve të partive”.

Ndër tjerash, Hasani tha se vendimi i Gjykatës Kushtetuese duhet të vijë më shpejtë, në të kundërtën duhet që presidentja e vendit, Vjosa Osmani të angazhohet që ta ruajë balancën politike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, ka rikthyer politikën e ndalimit…