LV-ja e prezanton një sondazh sipas të cilit Bulliqi t’i fitojë zgjedhjet në Podujevë

24 nëntor 2020 | 13:31

Lëvizja Vetëvendosje e ka prezantuar një sondazh për zgjedhjet në Podujevë, përmes një konference për medie.

Ish-ministri i Financave, Besnik Bislimi ka thënë se sondazhi, që tregon nivelet nga 1 deri në 5 për pëlqyeshmërinë ndaj kandidatëve, e vë kandidatin e Vetëvendosjes, Shpejtim Bulliqi si të parin dhe fitues të zgjedhjeve në Podujevë që do të mbahen të dielën.

Sipas Bislimit, 46.8 për qind e qytetarëve do të votonin për Shpejtim Bulliqin, 42 për qind për Nexhmi Rudarin, kurse 11.2 për qind për Naim Fetahun.

“Shpejtim Bulliqi del të jetë kandidati më i preferuar i qytetarëve të Podujevës, apo votuesve, ku ata e kanë votuar atë në nivelet të 3.53. Kandidati i dytë ikën bukur shumë në raport me profesorin Bulliqi”, ka thënë Bislimi.

Ai është shprehur se ky rezultat mund të jetë më i mirë për Lëvizjen Vetëvendosje, aktualisht dhe se sipas tij, elektorati po ikë nga LDK-ja drejt LV-së.

“Ne kemi organizuar një sondazh… Sondazhi është kryer më 12 deri në 15 mars dhe ne besojmë se situata në terren është shumë më e mirë sesa ajo që ka dalë nga të dhënat e sondazhit”, ka thënë Bislimi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Edi Reja, zbuloi një prapaskenë…