LV-ja humb rastin në Supreme ndaj PDK-së për organizimin e tubimit në sheshin ‘Skënderbeu’

29 maj 2026 | 15:49

Gjykata Supreme e Kosovës e ka refuzuar ankesën e Lëvizja Vetëvendosje (LVV) kundër vendimit të Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për moslejimin e mbajtjes së një tubimi politik në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

LV-ja kishte kërkuar që tubimi të mbahej për fushatën e zgjedhjeve të parakohshme të 7 qershorit 2026, por kërkesa ishte refuzuar pasi Partia Demokratike e Kosovës (PDK) kishte rezervuar më herët të njëjtin lokacion dhe datë.

Sipas Gjykatës Supreme, PDK-ja e kishte dorëzuar kërkesën më 30 prill 2026, ndërsa LV-ja më 8 maj 2026 për datën dhe lokacionin e njëjtë.

Gjykata ka vlerësuar se Komisioni Komunal i Zgjedhjeve kishte vepruar në përputhje me rregulloren zgjedhore, e cila lejon refuzimin e kërkesës kur hapësira është rezervuar paraprakisht nga një subjekt tjetër politik.

Gjykata po ashtu ka hedhur poshtë pretendimet e LV-së se vendimi i PZAP-së kishte mungesë arsyetimi, duke konstatuar se vendimi ishte i ligjshëm dhe i mbështetur në dispozitat përkatëse zgjedhore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për emërimin e…