LV-ja i bën ofertë publike AAK-së në Pejë: Kryesuesin dhe gjashtë drejtori (dokument)
28 tetor 2025
| 15:25
Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës së Pejës, Taulant Kelmendi, sot i ka dërguar një ofertë zyrtare për bashkëpunim kryetarit të degës së AAK-së në Pejë, Ali Berisha, për garën e balotazhit që do ta ketë më 9 nëntor kundër kandidatit të LDK-së, Gazmend Muhaxheri.
Në njoftimin e tij në “Facebook”, Kelmendi thekson se Peja nuk mund të vazhdojë të qeveriset nga pazaret politike të ndërtuara mbi llogaritë e ngushta të pushtetit, duke shtuar se qyteti meriton një qeverisje të përgjegjshme, me integritet dhe në shërbim të qytetarëve.
Ai ka thënë se nëse AAK-ja pranon koalicionin, do ta ketë kryesuesin e Kuvendit Komunal dhe 6 drejtori.



