LV-ja: Jemi në proces të konkretizimit të bashkëpunimit me nismën e Vjosa Osmanit

14 janar 2021 | 10:44

Lëvizja Vetëvendosje nuk ka bërë koalicion parazgjedhor me asnjë nga subjektet politike.

Por në LV thonë se janë treguar të hapur për bashkëpunim me disa figura të rëndësishme politike.

Zëdhënësi i LVV-së, Përparim Kryeziu ka thënë për Telegrafin se tashmë ka një modalitet të bashkëpunimit të tillë me Alternativën e Mimoza Kusari-Lilës.

Ai ka shtuar se ngjashëm ka vullnet edhe gatishmëri për një bashkëpunim edhe me Vjosa Osmanin.

“Ngjashëm ka një vullnet, disponim dhe gatishmëri, për një bashkëpunim edhe me znj. Osmani dhe nismën e saj, për çka ka një proces në zhvillim e tutje mbi formën apo modalitetin e konkretizimit të tij”, tha Kryeziu.

Ai shtoi se bashkëpunimi me ta është i bazuar mbi logjikën e qëllimeve të përbashkëta dhe mirëbesimit të ndërsjellë që synon dhe garanton shumicën parlamentare pas zgjedhjeve të 14 shkurtit, por edhe që përfundimisht mundëson kapërcimin e madh dhe ndryshimin e nevojshëm për vendin tonë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Viti 2020 ishte fantastik për Bayern Munchen dhe Robert Lewandowskin.…