LV-ja: Jemi subjekti politik më i votuar në historinë e Kosovës

09 janar 2026 | 12:11

Lëvizja Vetëvendosje, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka deklaruar se është subjekti më i votuar në historinë e Kosovës, duke u bazuar në rezultatet e përmbledhura të KQZ-së.

Pos tjerash, LV-ja ka falënderuar të gjithë qytetarët që ua besuan votën, transmeton Klankosova.tv.

“486 994 vota – 51.11% të vullnetit qytetar. Faleminderit të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës që nuk lëshuan pe dhe votuan për siguri dhe begati”.

“Faleminderit secilit për mbështetjen e jashtëzakonshme dhe për fitoren tonë të fuqishme në zgjedhjet e 28 dhjetorit!”, ka shkruar Vetëvendosje.

May be an image of one or more people and text that says 'PREXAZ KRLLE Lëvizja VETEVENDOSJE! 486,994 vota, 51.11%'

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e zgjedhur e LDK-së, Hykmete Bajrami, e cila është…