LV-ja kundër tërheqjes së mjeteve nga Trusti, PDK, LDK dhe AAK pro

23 qershor 2022 | 12:03

Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje nuk i ka dhënë përkrahje tërheqjes së mjeteve nga Trusti.

Ndërkaq tri partitë opozitare, Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës i kanë dhënë përkrahje tërheqjes së mjeteve nga Trusti, në seancën që është duke u mbajtur.

Zyrtarët e këtyre partive kanë dhënë arsyet pse duhet të ndodhë kjo, pasi sipas tyre, qytetarët kanë nevojë për ndihmë në këtë kohë kur çmimet janë rritur në të gjitha produktet.

Seanca është duke vazhduar për këtë çështje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Erblinë Çitaku shpall të pavlefshme Diplomën e Gazetarisë të Fakultetit…