LV-ja me shumicë votash miraton koalicionin me LDK-në

02 shkurt 2020 | 22:22

Në zgjedhjet e jashtëzakonshme të mbajtura të dielën sipas parimit “një anëtar-një votë”, baza e Lëvizjes Vetëvendosje! votoi me demokraci direkte për koalicionin me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

95.99 për qind ishin pro koalicionit LV-LDK dhe 3.64 për qind kundër, derisa votime të pavlefshme ishin 0.37 për qind.

“Ky rezultat dëshmon për vullnetin e madh e të palëkundur drejt ndryshimeve të domosdoshme në qeverisjen e vendit, në përputhje me besimin e dhënë nga qytetarët në zgjedhjet e 6 tetorit”, është theksuar në njoftimin e LV-së.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani, përmes një postimi në llogarinë…